Ministri i Brendshëm i Ukrainës tha se situata është serioze, por e qëndrueshme

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyy sot ka deklaruar se situata është serioze, por e qëndrueshme.

“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është e rëndë, por e qëndrueshme. Po, me të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kyiv mbetet vendi i goditjes kryesore”, ka deklaruar ai për BBC, përcjell rtv21.tv

Ai ka potencuar se janë duke u përgatitur për çdo skenar, përfshirë edhe në Kiev.

“Ai përfshin mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, Gardën Kombëtare, policinë kombëtare, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të ministrisë së mbrojtjes.Ne kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev, në varësi të orës së ditës. Ju mund të dëgjoni të shtëna armësh në qytet [ndërsa ata veprojnë]. Shumë njerëz janë kapur, specialistët tanë janë duke punuar me ta. Ne e kuptojmë që ne e kemi qartë në kontroll situatën në qytet në përgjithësi, por ka shumë çështje që vendosen çdo orë apo edhe çdo minutë.”, ka thënë Monastyrskyy.

Ndryshe, sot më herët, përfaqësuesit e Rusisë dhe ata të Ukrainës kanë përfunduar bisedimet e zhvilluara në Bjellorusi që synojnë ndërmjetësimin e paqes në mes të konfliktit mes dy vendeve. Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim./21Media

Back to top button