Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri dhe ministrat kanë folur për aktakuzat e Gjykatës Speciale.

Nga aty ministri i Drejtësisë, Selim Selmi ka thënë se vendi po kalon në periudhë të vështirë dhe ngritja e aktakuzave është goditje për popullin.

“Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”, ka thënë Selimi.

Ai ka theksuar se duhet ndërprerë të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë.

“Duhet më shumë transparencë nga Dhomat e Specializuara për tërë procesin që po kalojnë ish- ushtarët e UCK-së. Të gjithë jemi për drejtësi dhe asaj nuk i ikë askush”, ka theksuar Selimi.