Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sonte ka informuar se është dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë.

Selimi ka bërë të ditur se ka pranuar ta paguajë dënimin. Ai madje ka lavdëruar Policinë e Kosovës.

“Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.”, ka shkruar ministri Selimi në facebook./21Media