Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, nëpërmjet një statusi në Facebook informoi se sot pas testimit të bërë për Covid-19 ka rezultuar pozitiv.

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me Covid-19, nga testimi i bërë sot paradite. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ“, shkroi ai.
Bekteshi ka bërë thirrje që të respektohen masat kundër virusit./21Media