Ministri i Kulturës në Francë, Frank Riester u infektua me koronavirus.

Ministri i Kulturës në Francë, Frank Riester u infektua me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga mediat franceze, të cilat i referohen burimeve pranë ministrit, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë.

Në Francë janë konfirmuar 1209 të prekur me koronavirus dhe 19 persona kanë vdekur.

Komisioneri italian për koronavirusin, Angelo Borrelli ka njoftuar në një konference të përditshme se 463 persona kanë humbur jetën deri më sot, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 7.985.

Edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina kanë konfirmuanr rastin e katërt me koronavirus, ndërsa Serbia ka konfirmuar rastin e dytë./vizionplus