Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla pret nesër në vizitë zyrtare homologun e saj grek, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

sipas njoftimit të MPJD-së, Haradinaj-Stublla, me homologun e saj grek Dendias do të diskutojë për thellimin e bashkepunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë.

“Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike”, thuhet në njoftim.