Ministri i Shëndetësisë thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizitoi sot qendrën e vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nga ku u bëri thirrje qytetarëve që të vaksionohen për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Ai premtoi se do t’i dërgojnë ekipet mobile në vende më të largëta për t’u mundësuar qytetarëve të vaksinohen.
Latifi po ashtu falënderoi të gjithë mantelbardhët për punën e tyre gjatë pandemisë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit një qytetar nga Vushtrria, i moshës mbi 70 vjeç, ka humbur jetën nga COVID-19./21Media

Back to top button