Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.ka shkruar ai.

Ai më këtë rast ka lavderuar edhe punën e punënojsve shëndetsor. “Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.”, ka shkruar ai, deri sa porositur të keni kujdes të gjithë. “Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19“, ka shkruar Mustafa.

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar numër rekord i rasteve pozitivie me koronavirus. Vetëm dje janë shënua 637 raste të reja nga 1712 të testuara./21Media