Ministri i Arsimit, Ramë Likaj u  ka bërë apel nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat anti-Covid, në mënyrë që shkollat të vazhdojnë të jenë të hapura.

“COVID-19 është mes nesh, madje me shifra të larta. Duke respektuar rregullat, ndihmoni veten dhe të tjerët, ndihmoni arsimin dhe kështu do të mbajmë shkollat hapur për Fëmijët, për Ne, për Kosovën!#MaskëDistancëHigjienë, #ShkollatHapur”, ka shkruar Likaj në Facebook.

Mësimi në Kosovë po zhvillohet me prezencë të nxënësve në shkolla, por në ato shkolla ku po paraqiten raste me Covid-19 po kalohet në mësim online./21Media