Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, me të cilin bisedoi për projektet që po realizohen në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes MASh dhe kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Likaj falënderoi UNICEF-in për mbështetjen që i ka dhënë arsimit në Kosovë në çdo kohë, ndërsa përmendi disa nga prioritetet e vendosura për ngritjen e cilësisë së edukimit dhe arsimimit në Kosovë, për të cilat mbështetja e UNICEF-it është shumë e rëndësishme.

Ndërsa, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin shprehu gatishmërinë për mbështetje në menaxhimin e situatës së pandemisë sa i përket arsimit, duke u zotuar në mbështetje të vazhdueshme ndaj MASh edhe në projektet e përbashkëta në vazhdimësi dhe bashkëpunim në të gjitha politikat prioritare të ministrisë.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë ia prezantoi ministrit Likaj edhe prioritetet e UNICEF-it në fushën e arsimit si edukimi në fëmijërinë e hershme, programe për arsimin dhe përfshirjen e të rinjve në treg të punës dhe edukimin gjithëpërfshirës.