Në vazhdën e takimeve zyrtare, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi është njoftuar me punën, progresin në rastet e shenjëstruara dhe sfidat e Prokurorisë së Shtetit.

 Selimi, ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për sistemin prokurorial, me theks të veçantë, shtyrjen përpara të projektligjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit.

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi, siguroi Kryeprokurorin Lumezi se do të jetë zëri i tyre në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin dhe përmirësimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ndërsa Kryeprokurori Lumezi, fillimisht ka uruar Ministrin Selimi për detyrën e re, duke e njoftuar atë për reformat në sistemin prokurorial, në kuadër të së cilave hynë edhe procesi i profilizimit të prokurorëve./21Media