Ministri u kërkon deputetëve konservatorë të qetësohen

Conor Burns, i cili është ministër i Irlandës së Veriut, tha se kolegët e tij duhet të qetësohen.
Ai tha se kryeministri britanik Boris Johnson është i vendosur të përmbushë mandatin që fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës, dhe deputetët konservatorë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me rrëzimin e një kryeministri që fitoi një mandat nga populli britanik.
Burns kujton atë që ndodhi kur Margaret Thatcher u largua nga pushteti në vitin 1990.
Ai theksoi për BBC se “toksiciteti që u injektua në gjakun e partisë konservatore u desh një dekadë ose më shumë për t’u pastruar”.
Johnson po lufton për mbijetesë politike pasi dy nga top ministrat e tij e kritikuan udhëheqjen dhe u dorëhoqën./21Media

Back to top button