Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Ceremonia mbahet sot, duke filluar në ora 10:00, në objektin e ARC-së, ku me këtë rast ministri Agim Veliu edhe zyrtarisht do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtar.

Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.

Patentë shoferi ndërkombëtar do t’i lëshohet aplikuesit në bazë të patentë shoferit të lëshuar në Republikën e Kosovës i cili në momentin e aplikimit duhet të ketë vlefshmëri jo më pak se gjashtë  muaj.

Patentë shoferi ndërkombëtar – është dokument plotësues i cili i mundëson mbajtësit ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë Kosovës të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues sipas konventës së Vjenës për Trafikun Rrugor.

Ky patentë shofer ndërkombëtar ka vlefshmëri tri vite./21Media