Nesër në orën 17.00 mbyllën "dyert" e Prishtinës

Nesër në orën 17.00 mbyllën “dyert” e Prishtinës

Prishtina sot regjistroi edhe 20 raste me koronavirus. E menjëherë ministria e Shëndetësisë mori vendim për futjen në karantinë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar të gjithë prishtinasit që gjendjen jashtë qytetit që kanë kohë deri nesër në ora 17 për t’u kthyer në kryeqytet.

Ky është njoftimi i tij:

Njoftim

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës. Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00. Ju faleminderit për mirëkuptim!