Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, zhvilloi sonte një takim me Asociacionin e Komumave të Kosovës, përkatësisht kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar me ta rreth situatës epidemiologjike për sa i përket pandemisë Covid-19.

Në këtë takim Ministri Zemaj kërkoi që aktivitetet për luftimin e pandemisë Covid-19 të jenë të koordinuara dhe midis autoriteteve qendrore dhe komumave të ketë konsultime të vazhdueshme lidhur me masat e ndërmarra dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së.

Në takim janë trajtuar edhe kërkesat e komunave për fuqizimin e kapaciteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, përkatësisht QKMF-ve; nevoja për rritjen e numrit të inspektorëve dhe shtimit të personalit shëndetësor, me qëllim që përgjigja ndaj Covid-19 dhe emergjencave të shëndetësisë publike të jetë sa më adekuate.

Ishte dakordim i pjesëmarrësve në takim që të masat që ndërmerren nga MSh të jenë në koordinim me kryetarët e komunave./21Media