Ditëve të fundit, krahas lirimit të masave Kosova ka shënuar rekord të rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një manual për mbrotje nga COVID-19 të cilin obligohen që ta zbatojnë qytetarët dhe institucionet.

E zbatimin e tij e ka kërkuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Nuk mund të ndalemi tani në gjysmë të rrugës as të kthehemi prapa, ju keni nevojë për punë mirëqenie e shëndet të plotë, ndërsa është detyrë e jona që t’ua mundësojmë këtë. Për këtë qëllim Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike , kanë përgatitur manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Të gjitha institucionet dhe qytetarët obligohen ta zbatojnë atë, ju lutem të përdorni maska, ruani distancën dhe mirëmbani distancën individuale  e kolektive. Shëndeti  është obligim i yni i përbashkët. “, thotë ndër tjerash Zemaj.

Të martën Kosova ka shënuar rekord të ri të rasteve me COVID-19, 141 në 24 orë.  Që nga 13 marsi janë shënuar 1756 raste të kronavirusit, prej tyre 968 janë shëruar dhe 34 kanë vdekur.

Prandaj, kemi një mesazh të qartë:Përdorini manualin!Bartni maska!Mbani distancën dhe mirëmbani higjienën.

Gepostet von Armend Zemaj am Dienstag, 16. Juni 2020