Për shkak se 13 prilli është festë zyrtare

Për shkak se 13 prilli është festë zyrtare

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se për shkak se dita e hënë, 13 prill është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës.

Sipas ministrisë, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë, do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë sipas orarit të njëjtë.