Ministria e Ekonomisë mori vendim për shërbimet turistike

Minstria e Ekonomisë, Punësimit, Tregëtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka vendosur që të shtyjë shërbimet turistike në Kosovë.

Përmes një vendimi bizneset që të ua mundësojnë klientëve shtyerjen e udhëtimeve deri më 31 dhjetor 2021.

“Urdhërohen subjektet turistike që, përmes kuponeve (vouchers) ose dokumenteve të barasvlesfshme, t’u mundësojnë: shtyrjen deri më 31 dhjetor 2021 të shërbimeve turistike të parapaguara osë të rezervuara turistëve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19; – zëvendësimin e paketave me paketa të cilësisë së njejtë ose më të lartë konsumatorëve të cilëve u janë anuluar paketat turistike për shkak të pandemisë COVID-19, dhe nëse paketat zëvendësohen me paketa të cilësisë më të ulët, konsumatorëve t’ua kthejnë dallimin në çmim”, thuhet në vendim. /21Media

Back to top button