Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë të angazhuara për sigurimin e vaksinës antiCovid
Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami deklaroi se Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë janë të angazhuara për sigurimin e vaksinës antiCovid.
Bajrami sonte në emisionin “StartUp” u shpreh se si ministri përkujdesen për koston e vaksinës, ndërsa ministria e Shëndetësisë merret me çështjet se prej nga do të jetë furnizimi me vaksinë.
Ajo shtoi se kjo çështje do të jetë sfiduese./21Media