Ministria e Financave propozon ndarjen e 73 milionë euro për bizneset private

41 milionë euro shkojnë për pagat në sektorin privat

Ministria e Financave ka propozuar që t’i ndajë gjithsej 73 milionë euro për bizneset private .

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka shkruar në Facebook se ministri i Financave, Besnik Bislimi ka propozuar t’i ndajë 41 milionë euro për pagat në sektorin privat. 12 milionë euro për pagesat e qirave për 2 muaj për bizneset private. Si dhe 20 milionë euro të tjera për likuiditet e kompanive.

Ky propozim i Ministrisë së Financave vjen për t’i mbështetur bizneset të cilat janë duke u ballafaquar me probleme ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit./21Media

Back to top button