Reshjet e shumta të borës po vazhdojnë në Kosovë. Aktualisht të anagzhuara pë pastrimin e rrugëve sipas Ministrisë së Infrastrukturës janë 14 kompanive në 7 regjione.

Mnistria bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.

“Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme, shkaktojnë prezencë të borës në rrugë andaj luteni që të përshtatni shpejtësinë dhe të mbani distancën e duhur mes automjeteve gjatë lëvizjes”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Një apel të tillë sonte e ka bërë edhe Policia e Kosovës./21Media