Ministria e Infrastrukturës financon disa projekte infrastrukturore në Gjakovë

 

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të enjten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Me firmosje të këtij dokumenti mundësohet ndërtimi dhe asfaltimi i disa rrugëve në këtë qytet, për të cilat Abrashi theksoi rëndësinë e tyre për mirëqenien e banorëve të Gjakovës.

Në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se “ndërtimi i rrugës hyrëse në Gjakovë nga ana veriore, nga drejtimi i Pejës dhe i rrugës transite që lidhë rrugën hyrëse nga Peja me rrugën hyrëse nga Prishtina, bashkë me asfaltimin e shtatë rrugëve të tjera, janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, përmes së cilës MI është financuese e projekteve”.

Këto projekte janë pjesë e marrëveshjeve të reja me komunat e Republikës së Kosovës dhe parashohin financimin e ndarë në disa faza./21Media

Back to top button