MPJ shpreh keqardhje dhe dënim për djegien e flamujve maqedon në Kosovë

MPJ shpreh keqardhje dhe dënim për djegien e flamujve maqedon në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, dënon incidentin e djeshëm që ndodhi në Gjilan dhe Pejë ku u djegën flamuj të Maqedonisë, pas shqiptimin të dënimit të rastit “Lagja e Trimave”.

“MPJ shpreh keqardhje dhe dënim për djegien e flamujve maqedonas nga ana e tifozëve në Gjilan dhe Pejë, Republika e Kosovës. Presim që organet kompetente në Kosovë të ndërmarrin aktivitete për vërtetimin e përgjegjësisë së kryerësve të veprës”, thuhet në reagimin e MPJ-së, raporton TV21.TV

Në shenjë revolte për shkak të vendimit të Gjykatës penale në Shkup për dënimet e shqiptuara ndaj të akuzuarve për lagjen e trimave, mbrëmë në Gjilan dhe Pejë publikisht janë djegur flamuj të Maqedonisë./21Media

Në Pejë dhe Gjilan digjet flamuri maqedonas