Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Dumoshi tha se kjo është dita më domethënëse kushtuar lirisë së popullit, ajo tutje theksoi se sot duhet kënduar për të gjithë patriotët që mbrojtën Atdheun shqiptar.

Gjithashtu ajo tregoi se me rastin e kësaj feste Ministrja e Kulturës u ndriqua nga ngjyrat e flamujve vëllazëror.

“Dita më domethënëse kushtuar lirisë së popullit tonë, sot këndojmë për të gjithë patriotët që mbrojtën Atdheun shqiptar. Në festën tonë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndriçon nga dy flamujt vëllazëror . Gëzuar ditën e madhe të Fitores. Vlora e Kosovës”, ka shkruar Dumoshi në Facebook./21Media

Dita më domethënëse kushtuar lirisë së popullit tonë, sot këndojmë për të gjithë patriotët që mbrojtën…

Posted by Vlora Dumoshi on Friday, November 27, 2020