Në Komunën e Malishevës gjithsej janë identifikuar 32 persona me koronavirus

Në Komunën e Malishevës gjithsej janë identifikuar 32 persona me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike furizimet në komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj.

“Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetur me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me: 90 Maska Respirator FFP2, 80 Veshje për personelin shëndetësor, 1800 dorëz, 40 dezinfektues, 4 termometra infrared. Me datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me: 500 maska mbrojtëse dhe 4800 dorëza sterile dhe jo sterile. Me datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me: 100 Respirator Maska FFP2, 40 veshje (L), 40 veshje (M), 30 veshje (L), 40 mburojë për fytyrë, 10 syze mbrojtëse, 4000 dorëza (L), 4000 dorëza (M), 50 litra alkool etilik, 4 dezinfektues 500 ml. Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me: 120 Respirator Maska FFP2, 100 maska kirurgjike, 50 rroba mbrojtëse, 10 sete sterile (kombilizone), 1 Dezinfetktues 5 litërsh, 10 qese 15×80, 10 qese 600 x780, 100 përparëse për një përdorim, 10 këmisha për pacientë, 96 letra (rollne) higjienike, 48 litra alkool etilik, 1000 dorëza (M), 1000 dorëza (L),100 kalaqe”, njofton ministria.

Po ashtu ministria ka bërë të ditur se krahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale.

“Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor.Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës. “, përfundon njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në anën tjetër sot lideri i Nismës, Fatmir Limaj në një konferencë për media është ankuar se në këtë komunë ka mungesë të mjeteve elementare për trajtimin e koronavirusit.

Kurse, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se kjo komunë po përballet me mungesë të masave mbrojtëse, derisa ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka ofruar furnizime shumë të vogla.

Në Komunën e Malishevës gjithsej janë identifikuar 32 persona me koronavirus./21Media