Pas mbledhjes së Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19, ministria e Shëndetësisë ka dalur në konferencë për media.

Pritet që gjatë kësaj konference të bëhen të ditura masat e reja antiCovid-19 me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, angazhimi i tyre kalon online, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10 dhe ora 16:00-19:00. Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së. Të gjitha qendrat tregtare do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë (Në Prishtinë dh Fushë Kosovë) u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00. Do të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e pandemisë brenda institucioneve shëndetësore. Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve duhet të bëjnë kontroll në pikat e kalimit kufitar. Shtabet komunale do të mobilizohen. Konviktet dhe menza do të punojnë vetëm sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”, njoftoi ministri Zemaj./21Media