Ministria e Shëndetësisë, sot ka pranuar donacionin e 15 mijë rapid teste për Covid-19.

Ministri Arben Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave.

Donacioni është dhuruar sot gjatë një takimi të  ministrit Arben Vitisë me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri./21Media