Ministria e Shëndetësisë pranon donacionin e radhës me pajisje mjekësore

 

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacionin e radhës me pajisje mjekësore nga UNICEF-i prej 7.4 tonelatave. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Armend Zemaj, i cili përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se kjo do të ndikojë në përmirësimin e furnizimeve në të gjitha komunat dhe shërbimet klinike.

Zemaj ka njoftuar se në shtator vjen kontigjenti i radhës së ndihmave me pajisje mbrojtëse prfoesionale me mbi 30 ton. Ai ka falënderuar UNICEF-in për ndihmën e vazhdueshme në këtë kohë.

“Ndihma e partnerit tonë UNICEF është jetike në këtë kohë të vështirë. Na ka ndihmuar edhe në zbatim të Planit Strategjik të Komunikimit për Covid-19. Përmes kontakteve me UNICEF dhe partnerët e tjerë po përpiqemi të futemi në radhë për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 (në rast se e njëjta zhvillohet dhe aprovohet për përdorim). Ne si Ministri kemi një listë të gjatë me donacionet e dhuruara nga donatorët e ndryshëm. Shprehim falënderim dhe mirënjohje për këtë përkrahje të rëndësishme nga miqtë tanë.”, shkroi Zemaj në Facebook./21Media

Pranuam donacionin e radhës me pajisje mjekësore nga UNICEF-i prej 7.4 tonelatave, që do të ndikojë në…

Posted by Armend Zemaj on Monday, August 24, 2020

Back to top button