Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar se nuk ka paraparë masa tjera ndaluese gjatë festës së Fitër Bajramit.

Ministria e Shëndetësisë për portalin rtv21.tv tha se Festa e Bajramit të Madh është ditë festive dhe aludimi në masa të tjera përveç atyre që janë në fuqi dhe që vlejnë për të gjithë nuk është i drejtë.​

MSH-ja, në një përgjigje për rtv21.tv. tha se së bashku me Bashkësia Islame e Kosovës gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme duke bashkëpunuar me qëllim që ky muaj të kalojë në shenjë të përkushtimit për ruajtjen e shëndetit të njëri-tjerit dhe në zbatim të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me pandeminë Covid-19.

“Besimtarët e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre gjatë gjithë muajit për t’i zbatuar me korektësinë më të lartë këto rekomandime dhe MSh beson se një mënyrë  e këtillë e manifestimet të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh,  për të cilën besimtarët janë udhëzuar, gjithashtu, edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës që të manifestojnë respekt dhe kujdes duke shmangur situata që ekspozojnë qytetarin para një rreziku siç është Covid-19”, thuhet me tutje në përgjigjen e MSH-së.

Sot kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi ditën e Bajramit, dhe se falja e Bajramit nuk do të bëhet në xhami./21Media