Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 200 punëtorë shëndetësorë për të monitoruar situatën me COVID-19.

Lidhur me pranimin e këtyre punëtorëve ka pasur ankesa nga disa të kualifikuar në profilin e shëndetësisë e të cilët kanë punuar vullnetarisht gjatë kohës së pandemisë, për mos pranimin e tyre në punë.

Ministria e Shëndetësisë duke i dhënë sqarim dr. Jeohna Krasniqi (e cila është ankuar) thotë:

Me konkursin e datës 12 qershor 2020 të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e 200 pozitave për profesionistëve të shëndetësor në funksion të monitorimit të situatës rreth Covid-19 janë paraparë edhe 100 pozita për mjekë. Sipas kritereve të konkursit, përveç shkollimit të përfunduar në mjekësi dhe licencës së punës, përparësi për kandidatët pjesëmarrës ka qenë grada me e lartë, koha më e gjatë e licencimit dhe në kushte të barabarta, kur shembull në të njëjtën datë janë licencuar dy kandidatë, përparësi t’i jepet kandidatit që ka punuar si vullnetarë në kohën e pandemisë Covid-19.Pra, në kushte të barabarta të plotësimit të kritereve, kandidatët që kanë shërbyer vullnetarisht gjatë kohës së pandemisë kanë pasur përparësi. Përzgjedhja e kandidatëve është bërë në atë mënyrë që së pari janë përfshirë specialistët e fushave të mjekësisë dhe mandej, sipas radhës, duke u renditur sipas kohës më të gjatë nga data e licencimit.Dr. Jehona Krasniqi, bazuar në dosjen e saj të aplikimit, është licencuar me datë 25.09.2019.

Tutje kjo ministri zotohet se do t’i trajtoj me seriozitetin më të madh të gjitha ankesat që do të paraqiten nga cilido pjesëmarrës në konkurs, në Komisionin e ankesave të Ministrisë së Shëndetësisë./21Media