Ministria i bën thirrje Bordit të Postës të anulojë ndryshimin e koeficientëve të pagave

 

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, nëpërmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, iu ka dërguar shkresë Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës, duke i bërë thirrje që të anulojë vendimin për ndryshimin e koeficientëve të pagave.

Ky veprim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është ndërmarrë sapo ka ardhur procesverbali nga mbledhja e Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës, të mbajtur më 03.12.2020.

“Ndryshimi i koeficientëve të pagave në këtë kohë, kur Posta e Kosovës nuk qëndron në gjendje të mirë financiare, është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet”, ka thënë Ministria e Ekonomisë.

Për më tepër, Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka sugjeruar më parë këtë ndërmarrje që të zvogëlojë pagat për 30% për pozitat e larta udhëheqëse.

Lidhur me këtë ka reaguar ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Postën e Kosovës, Xhevdet Smakiqi

“Bordi nuk i’a ka rritur pagen zyrtarve te lartë dhe as mua si u.d Kryeshef Ekzekutiv ne Posten e Kosovës.
Ish Bordi i Perkohëshem i Drejtorëve i Postës se Kosovës në mandatin e tij Prill 2020 -01 Tetor 2020 i kishte privelegjuar graduar drejtoret dhe menaxheret qe janë vartës dhe mbikëqyren nga Kryeshefi Ekzekutiv me paga rreth 500 euro me të larta se mbikëqyrsi i tyre”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

Back to top button