Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë

Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se një autobus me udhëtarë që ishte nisur nga Italia për në Kosovë është kthyer prapa në Kroaci.

Abdixhiku ka rikujtuar se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër.

“Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.”, ka thënë ai.

Ministri ka premtuar se për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim, ai ka sqaruar se është në konsultim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë.

Vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë aktualisht është Italia me mbi 2000 të vdekur nga COVID -19. /21Media