Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj bëri të ditur se do të votojë kundër masës së propozuar nga qeveria për të kërkuar testin negativ për qytetarët që hynë në Kosovë nga Shqipëria. Ajo e quajti këtë propozim si absurd.

“Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.”, tha Haradinaj.

Tutje ajo u shpreh se duhet të respekton masat e IKSHPK-së, por jo të izolohen qytetarët.

“Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza.Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë.”,  shkroi Haradinaj Stublla në Facebook.

Sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tregoi se do të mbajnë konsultime me kabinetin qeveritar lidhur me masat e reja anti-Covid./21Media