Sadiku pësoi humbje nga danezja Ditte Frostholm

Sadiku pësoi humbje nga danezja Ditte Frostholm

Boksierja e njohur kosovare, Donjeta Sadiku u eliminua nga Lojërat Evropiane Minsk 2019. Ajo pësoi humbje nga danezja Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave.

Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0.

Donjeta dha maksimumin dhe humbja e sotme është vetëm një përvojë e fituar.

Përveç Donjetës, edhe boksieri Shpëtim Bajoku pësoi humbje në Lojërat Evropiane. Shpëtim Bajoku pësoi humbje në rrethin e parë të garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Ai u mposht nga izraeliti Ahmad Shtiwi, me rezultat 4:1 pas vendimit të gjyqtarëve./21Media