Këshilltarja e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, Gentiana Azemi në Facebook ka publikuar një fotografi të ministres duke u ushqyer në veturë rrugës për në takime.

“Rrugës për takime”, është mbishkrimi që Azemi e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Facebook.

Javë më parë hit në rrjetet sociale ka qenë edhe deklarata e zëvndëskryeminsitrit Driton Selmanaj, i cili kishte thënë se kyreminsitri e merr bukën nga shtëpia.

“Na e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandwich-a me bukë të zezë dhe e han në zyrë. Bile ndonjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, kishte deklaruar Selmanaj./21Media