Minxhozi foli edhe për ndihmën e mjekëve shqiptarë në Itali

Minxhozi foli edhe për ndihmën e mjekëve shqiptarë në Itali

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi deklaroi se situata aktuale me koronavirus në Shqipëri është më e rënduar sesa në Kosovë, për shkak se koronavirusi atje u paraqit më herët, e një faktor tjetër është edhe afërsia me Italinë. Megjithëse Minxhozi vlerësoi se falë masave të dy Qeverive, po ia dalim mbanë kësaj fatkeqësie.

Në magazinën e pasdites “Bon Bon”, Minxhozi thotë se në Shqipëri janë në një situatë të sheshtë të krizës e cila nuk ka avancuar dhe mendon se brenda dy javësh Shqipëria duhet të dalë nga situata emergjente dhe gradualisht t’i kthehet normalitetit.

Ambasadori Minxhozi tha se me shumë optimizëm po e përcjell situatën edhe në Kosovë dhe se të gjitha instancat po punojnë shumë që situata të mos dalë nga kontrolli.

Po ashtu foli edhe për mjekët shqiptarë që po ofrojnë ndihmë në Itali, e që sipas tij ata janë shembull i shkëlqyer./21Media