Profesori dhe sociologu universitar, Fadil Maloku ka shkruar së fundmi se presidenti i ShBA-së, Donald Trumpi temën e tërhjeqjes së trupave amerikane nëpër botë, ashtu sikurse, ndërtimin e murit meksikan, pastaj reduktimin e emigrantëve, etj e ka pasë në programin e tij elektoral. Por, sipas Malokut, kur janë nē pyetje tërhjekja e ushtrisë, asnjë senator amerikan s’mund ta kërkoj këtë, pa pëlqimin e shumicës të dy dhomave të Kongresit dhe pa koordinimin me Pentagonin.

“S’këndejmi përdorimi i “faktit” për tërhejkje edhe nga Kosova, ashtu si bëri në Siri e Avganistan, nuk ka të bëjē me ndonjē kërcnim serioz dhe ashtu si po e propagandojnë ca medie sociale mercenare, por me një planimetri precize, të peshuar dhe të matur deri në detaje na ana e planimetrisë së Pentagonit.”, ka shkruar së fundmi Maloku.

Sipas profesorit, ekuilibri i forcave ushtarake e ushqen paqen në Ballkan.

“Nuk janë të rastësishme gjithë kēto investime që i ka bë dhe po i bënë Serbia, në armatimin e ushtrisë së saj. Sidomos me blerjen e sistemeve të sofistikuara mbrojtëse, dhe sulmuese, nga Putini.Të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe Shqipëria. Sepse, vetëm ekuilibri i forcave ushtarake e mbanë dhe e ushqen paqen ballkanike. Ky ēshtë leksioni që na e mësoi historia, me aktin e tërhjekjes së Turqisē nga Ballkani…”, ka shkruar sociologu.

Maloku më tutje ka shtuar se “neve na duhet aftësimi sa më i shpejt i armatosjes së Ushtrisë Shqiptare dhe i FSK-së, si edhe yryshi në anëtarësim sa më të shpejt nē ëmbrellën e NATO-s”. Ndryshe, siç është shprehur sociologu, duhet përgaditur dhe kuptuar që shumë lehtë dhe shumë shpejt do të prishen ekuilibrat aktual në Ballkan./21Media