Përfaqësuesja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Shqipërinë.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Vendi i takimit nuk është caktuar ende.

Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë COVID-19./21Media