“Miracle in Cell No 7” apo në turqisht “Yedinci Kogustaki Mucize” rrëmbeu zemrat e të gjithëve gjatë muajve të karantinës.

Ky film trajton historinë e një fëmije dhe babait të saj me të meta mendore. Ky projekt filmik është pjesë e shtëpisë së madhe mediatike, Netflix.

“Miracle in Cell No. 7” tashmë është propozuar nga Turqia si filmi përfaqësues i vendit në garën e nominimeve për “Oscars 2021”.

Kjo u bë e ditur nga aktorja e cila luan Ova-n në këtë film, Nisa Sofiya, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“I nominuari për filmin më të mirë ndërkombëtar për ‘Oscars’, Turqi, Mehmet Ada, ai ishte regjisori i filmit tonë”, ka shkruar aktorja në Instagram./21Media