Portieri i Romës, Antonio Mirante, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.

Përmes disa videove të publikuara në InstaStory, ai ka bërë të ditur se ndihet mirë edhe pse është infektuar me COVID-19.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e dini disa nga ju, kam dalë pozitiv me COVID-19. Desha t’ju tregoj se jam mirë, nuk kam simptoma dhe ndihem mirë”.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se Mirante aktualisht është lojtari i vetëm në elitën e futbollit italian që është pozitiv me koronavirus.