Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare, katër që u propozuan nga VV-ja jo

(Lajm i përditësuar)
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare, katër që u propozuan nga VV-ja jo
Shtatë marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Dritë të gjelbër kanë marrë Projektligji nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor, Projektligji nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“, Projektligji nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“, Projektligji nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale, Projektligji nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike, Projektligji nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës dhe Projektligji nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.
Mustafa: Qytetari detyrohet t’i numërojë centët
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur për rritjen enorme të çmimeve të derivateve, teksa është paralajmëruar edhe fryrja e çmimit të rrymës.
Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Mustafa kërkoi masa të menjëhershme nga ana e Qeverisë, në mënyrë që të vihet në kontroll situata e krijuar, transmeton Klankosova.tv.
“Kohëve të fundit të gjithë jemi dëshmitarë të rritjes enorme të çmimeve të derivateve, edhe një paralajmërim nga ana e ZRrE-së, që me gjasë do të kemi edhe një rritje të çmimit të energjisë që nga 1 maji. Këto rritje të çmimeve kanë një efekt zinxhiror, pra kur rritet çmimi i derivateve dhe rrymës, do të kemi rritje të çmimit të ushqimit, transportit, barnave, imputove bujqësore, veshmbathje, pra kemi efet zinxhiror të rritjes së çmimit të çdo produkti”, tha ai.
Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit
Shefja e Grupit Parlamentar e VV-së, Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje për unitet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Rifillimi i punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një moment që kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi. Jemi rikthyer jo vetëm në formalitetin e rendit të ditës, por në thelbin e funksionit tonë si përfaqësues të qytetarëve. Kuvendi i Republikës është vendi ku merren vendimet, nuk ka asnjë adresë tjetër ku mund të zhvendoset kjo përgjegjësi. Në këtë fazë kemi nevojë për unitet dhe bashkëpunim. Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues, zgjedhjen e presidentit të Republikës tha Nagavci.
PDK lëshon sallën e Kuvendit
Deptuetja e PDK-së Vlora Çitaku, deklaroi se nëse kjo nuk ndodh atëherë kjo parti e tërheq
Seanca e Kuvendit nis me një orë vonesë
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një orë vonesë.
Ajo ishte thirrur për në orën 10:00, por deputetët janë mbledhur tek në orën 11:00.
Në hyrje të saj, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se sot kujtohen demonstratat e pranverës së vitit 1981.
“Një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës. Ato nisën nga studentët si një reagim ndaj një padrejtësie konkrete, por shumë shpejt u shndërruan në kërkesë të hapur për barazi, dinjitet dhe status politik nën parullën Kosova Republikë”, tha Haxhiu.
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 10:00. Në këtë seancë do të jenë në rend dite një varg çështjesh, ndër të cilat edhe projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombërtare.
Në këtë kuadër, janë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018; shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017; shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin energjia diellore fotovoltaike në KEK – porta globale; shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike.
Njoftimi i Kuvendit:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike,
9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës,
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”,
11. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave,
12. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy (2) anëtarë jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave,
13. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
14. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare,
15. Shqyrtimi i Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026,
16. Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e “Projektligjit për parandalim të vetëvrasjes”.
Vendi: Salla e seancave
Koha: 10:00