Miratohet në Kuvend projektligji për Portin e Durrësit

U votua mbrëmë në Kuvend projektligji për marrëveshjen e Portit të Durrësit.
Mjaftuan vetëm 74 vota pro të Partisë Socialiste, që marrëveshja të miratohej, ndërsa opozita votoi kundër.
Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes opozitës dhe pozitës, shkruan Oranews
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quan një ndër investimet më të mëdha në historinë e vendit që “do e kthejë portin e vjetër të Durrësit nga një platformë e zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shipërinë që prej 1912 në një prej porteve më të mëdha turstike të Mesdheut”.
Por, nga opozita kjo marrëveshje quhet një nga aferat më të mëdha korruptive.

Back to top button