Miratohet në parim projektligji mbi ndarjet buxhetore
Me 59 vota për, dy abstenime e zero kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 300 milionë euro më i madh se në vitin 2024.