Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mënyrë unanime ka miratuar në parim Projektligjin për plotësim-ndryshimet e Ligjit për Financimin e Partive Politike.

Megjithëse ky projektligj u konsiderua i nevojshëm për rritjen e llogaridhënës dhe transparencës për subjektet politike, u adresuan vërejte nga deputetët mbi disa dispozita që kanë të bëjnë me auditimin e partive politike dhe mënyrën e donacioneve për to.

Ligj pёr financimin e subjekteve politike rregullon mënyrën, kushtet e financimit, administrimin, mbikëqyrjen, transparencën dhe raportimin për shpenzimin e pasurisë dhe të ardhurave të subjekteve politike në Republikën e Kosovës./21Media