Miratohet në parim Projektligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, sot  kanë miratuar në parim Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se ky projektligj synon të rregullojë tregun e naftës duke përkrahur operatorët dhe qytetarët.
“Synon të rregulloj tregun e naftës duke përkrahur operatorët dhe qytetarët. Spektrori i naftës është rëndësishëm, jo vetme për zhvillim ekonomik, por edhe për sundimin e ligjit, mbrojtjen e konsumatorit, mjedisit, konkurrencës si dhe integrimin evropian në përgjithësi. Ky projektligj ofron këto përparësi, do të krijojë mekanizma që lidhen me prodhimin dhe përpunimin. Procedurat e lejeve do të jenë të thjeshtësuara, bizneset do të kenë në të thjesht pajisjen me leje dhe shteti do të ketë më të lehtë mbikëqyrje të lejeve”, është shprehur ajo.
Ndërsa, të mangët këtë projektligj e ka konsideruar opozita, e cila nuk e ka përkrahur.

Back to top button