Platforma për dialogun ka marrë 61 vota për

Platforma për dialogun ka marrë 61 vota për

Kuvendi ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.​

Platforma për dialogun ka marrë 61 vota për dhe 1 abstenim.

Kuvendi i Kosovës më herët ka miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, me 58 vota për dhe 3 abstenime.