Në seancën e Kuvendit me 90 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në parim projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës penale.

“Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershmeta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime”, ka njoftuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Seanca e Kuvendit është duke vazhdur me debatin për pandeminë.