Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ndarë sot mirënjohje për më të dalluarit në kulturë, rini, sport, art muzikor, art letrar dhe art vizuel.

Ai me këtë rast tha se kultura dhe zhvillimi i saj në qytetin e Gjilanit është gjaku dhe oksigjeni i shoqërisë sonë.

Një pjesë nga përfaqësimi ynë në aktivitete të ndryshme kulturore të Gjilanit si kryeqendra e kulturës shqiptare, duke sjellë për Gjilanin përfaqësime, pjesëmarrje të ndryshme dhe mbajtje gjallë të vlerave kombëtare, profesionale dhe shoqërore si brenda Kosovës ashtu edhe në përfaqësimet tona përtej kufijve”, tha Haziri.

Mirënjohje në këtë aktivitet janë dhënë për Enza Shala, në publicistikë për Shefik Shkodra, në dhurimin e eksponateve për muzeun e qytetit Igballe Hajdari, mirënjohje për vullnetarët e qytetit, Basket Shishe aktivitet në fushën e rinisë, pastaj nderim për Aksionin Kundër Dhunës dhe Ndërtimi I Paqes, Nazlie Ahmeti dancing hous, Donjeta Parashtica në vullnetarizëm, qendrën Kulturore “ Safete Shasivari donacion për muzeun, Agim Islami donacion për muzeun, Driton Mehmeti në vullnetarizëm, Blendi Arifi, në paraqitjen e tij në përfaqësim të teatrove, post-mortum mirënjohje për Agim Shkodrën, i cili ka dhënë kontribut në hendboll, Albina Idrizi për romanin më të mirë të vitit, Elona Salihu, lexuesja më e mirë, Plarentina Zejnullahu udhëheqësen e klubit të lexuesve, Gëzim Brestovci.