"Jam e lumtur për ty sa fjalët nuk mjaftojnë"

“Jam e lumtur për ty sa fjalët nuk mjaftojnë”

Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj ka mbajtur dje një koncert në Prishtinë i cili mblodhi qindra adhurues të muzikës së tij.

Miriam Cani e lumtur me suksesin e burrit të saj, ka postuar një foto të tij në Instagram dhe e ka përgëzuar atë me fjalët më të mira që mund të ekzistojnë.

“Mbreme kuptova dhe njehere qe dashuria e paster dhe e sinqerte e publikut per ty eshte ajo qe ben diferencen e vertete!
Mijra vete priten me ore te tera ne shi dhe kenduan cdo fjale nga kenga e pare deri tek e fundit. Kam pare femije nga mosha 3 vjec deri tek te moshuar duke brohoritur emrin tend. Mijera veta qendronin mbrapa skene pa mundesine per te pare por duke kenduar me gjithe shpirt deri ne tingullin e fundit te ketij koncerti.
Do me mbetet ne kujtese edhe nje vajze sviceriane tek te tridhjetat e cila kishte udhetuar nga Gjeneva enkas per te pare koncertin dhe kishte mesuar nder vite Shqip midis kengeve te tua. Kendonte cdo fjale e germe ne perfeksion. Jam e lumtur per ty sa fjalet nuk mjaftojne.  Zoti te dhente gjithmone ate qe shpirti dhe arti yte i vertete meritojne”, ka shkruar Miriami./21Media