Këngëtarja Miriam Cani ka bërë të ditur se po rikthehet në muzikë dhe duket se është plot frymëzim pas karantinës.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi në studion e producentit Elgit Doda.

“E lumtur, e lumtur, e lumtur”, janë fjalët e këngëtares krahas fotografisë.

Ndërkaq, “Në Parajsë” titullohet projekti i saj i fundit i realizuar 1 vjet më parë, videoklipi i së cilës ka arritur mbi një milion klikime në YouTube./21Media